E diel, 11 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rekord të shëruarish brenda një dite në Itali, por ka 575 viktima të tjera

A hospitalized patient in the ICCS Hospital Clinical Institute Citt?? Studi Milan, Italy, 29 March 2020. ANSA / Andrea Fasani

Shifrat e epidemisë këto ditë në Itali janë të qëndrueshme dhe me luhatje të vogla në disa komponente. Këtë të premte ka një rritje të vogël të numrit të viktimave në harkun kohor të 24 orëve.

Angelo Borreli bëri të ditur se këtë të premte kanë vdekur 575 persona, ose 50 më shumë se bilanci I ditës së enjte. 

Reklamë

Totali I viktimave në Itali tashmë shkon në 22 mijë e 745. Ndërkohe numri i pacienteve të rinj është rritur sërish.

Këtë të premte kanë rezultuar 3493 persona mirëpo duhet thene që brenda një dite janë bërë plot 65 mijë e 700 teste si kurrë më parë.

Reklamë

Gjëja më positive këtë të premte vjen nga shifrat e të shëruarve, që është një record më vete. Kemi 2563 persona të shëruar vetëm këtë të premte. Tashme numri i personave qe ia kane dale te fitojne betejen me Covid 19 ne Itali nga fillimi e deri me tani ka shkuar ne 42 mije e 727. Edhe spitalet sidomos në veri të vendit fale te sheruarve te fundit dhe pacienteve te rinj jo ne mase te madhe, jane duke marre fryme me ne fund.

1.107 shtretër janë liruar këtë te premte në pavionet e Covid 19 ndërsa vetëm në terapite intensive janë liruar 124 vende.

Vazhdo të lexosh

Reklamë