E diel, 11 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Kronikë

Shpërthimi në rafinerinë greke, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër (EMRI)

Pas 2 ditësh ka ndërruar jetë edhe shqiptari i dytë i plagosur, Dorian Hysa, 50 vjeç, nga shpërthimi në rafinerinë e naftës në Greqi.

Hysa ishte shtruar në Spitalin e Përgjithshëm “Thriasio” të Elefsinës, ku mbahej i intubuar në gjendje jashtëzakonisht kritike, pasi kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Reklamë

 Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, duke e çuar në dy numrin e viktimave nga aksidenti.

Më 9 tetor, ndërroi jetë në spital edhe 43-vjeçari Robert Cakaj, gjithashtu me origjinë shqiptare, i cili kishte pësuar dëmtime të shumta dhe ishte transportuar në njësinë e trajtimit të djegieve në spitalin “Thriasio”.

Reklamë

Ndërkohë, autoritetet greke po hetojnë nëse janë respektuar masat e sigurisë gjatë punimeve të mirëmbajtjes në rafineri. Në kuadër të hetimeve, janë kryer edhe tri arrestime të tjera të drejtuesve të kompanisë, të cilët dyshohet se kishin përgjegjësi në mbikëqyrjen e punimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.