Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit mund të konsiderohen si procesi elektoral me pjesmarrjen më të ulët në votime të regjistruar ndonjëherë.

 

Sipas të dhënave nga Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve, pjesmarrja në këto votime ishte në nivelin e 30 %.

 

Bashkia me numrin më të ultë të votuesve në këto zgjedhje ishte Durrësi, I cili shënoi një pjesamrrje 26.27 %  ndërkohë që në zgjedhjet e fundit 2021 ky tregues ka qënë në 42%.

 

Pas Durrësit, renditet  bashkia Shkodër me 29 %, e pasuar nga Rrogozhina me 30 %, me tej nga Lushnja 35 % dhe Vora me një pjesmarrje prej 40.3%.

 

Bashkia me numrin më të lartë të votuesve në këto zgjedhje ishte Dibra. Të dhënat zyrtare flasin për një pjesmarrje prej 43.3 % më larta mes 6 njësive vendore që ishin këtë të dielë në zgjedhje.

 

Një nga faktorët krysorë që mund të ketë ndikuar në këtë situatë është fakti që drejtuesit e rinj të bashkive do të drejtojnë institucionin për rreth një vit, pasi në 2023 do të ketë zgjedhje sërish.

 

Faktori tjetër ka qënë moti, pasi kjo e dielë ishte me kushte atmosferike aspak stimuluese.

 

Por edhe situata në të cilën ndodhet kampi opozitar mund të jetë një tjetër faktorë I kësaj pjesmarrje të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *