Subscribe

“Unë, Mephisto” është premiera e fundit për 2021, që Teatri Eksperimental Kujtim Spahivogli ngjit në skenë për të mbyllur një vit të vështirë artistik. Regjisori Dino Mustafiç tek protagonisti kryesor Mephistos mishëron çdo individ të shoqërisë ballkanike, por edhe kontekstin historik të rajonit.

 

EMA ANDREA

AKTORE

 “Unë, Mephisto”është një shfaqje që çdokush do të gjejë veten dhe realitetin. Ky është një realizim artistin ndërballkanik shumë i arrirë nga gjithë pjesëmarrja. Jo vetëm se është realizim ndërballkanik por sepse është një punë që ka sjellë një rezultat unik. Idetë artistike, dëshira për të eksperimentuar vjen si prodhim i pavarur. Këtë radhë s’është krejtësisht shfaqje e pavarur se pa mbështetjen e një institucioni në kushtet që jemi është e pamundur.”

 

Fuqia e kësaj vepre është të bëjë jo vetëm publikun, por edhe vetë aktorët të reflektojnë mbi aktualitetin dhe mbi problemet që has sot shoqëria shqiptare dhe ajo ballkanike.

 

GJERGJ PREVAZI

KOREOGRAF

 “Ky teatër po kthehet ne shinat e veta, kjo shfaqje na ka bërë të gjithëve të mendohemi gjatë gjithë procesit. Në të dy anët e medaljeve për të kuptuar ku kanë qenë kompromiset tona qoftë dhe me pushtetin. Është një shfaqje  ka një lloj katarsisi. Audienca e re do t’i afrohet jo vetëm kësaj shfaqje por të gjithë teatrit.”

 

 

LIRIE VINCA

AKTORE

 “Si vepra e Gëtes ishte aq komplekse aq sfiduese dhe Dino që e rrënoi na dha

mundësi te hedhim drite ne disa skuta që shumë shpesh për shkak te rrethanave harrojmë që ekzistojnë shpesh harrojmë që jemi njerëz dhe na çojnë të bëhemi jo njerëz.

 

Shfaqja është një bashkëpunim ndërballkanik me artistë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia dhe vjen për të gjithë publikun në datë 30 dhjetor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *