Subscribe

Në takimi elektoral që zhvilloi në Kamëz, kryeministri Edi Rama, i është rikthyer sërish mundësisë së një bashkëpunimi me kryedemokratin Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë theksoi se është i gatshëm që të shkojë përtej të gjitha ndasive të 30 viteve të fundit, ndërsa komentoi edhe reagimin e djeshëm të Bashës, pas ftesës që i bëri për bashkëpunim pas 26 prillit.

“Përgjigja e tij është thjesht dhe i vetmi vërtetimi i faktit që ai nuk është një udhëheqës, është udhëndjekësi i Salit dhe i Ilirit. Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam i gatshëm të shkoj përtej të gjitha ndasive të 30 viteve. Që ta bësh këtë duhet të jesh udhëheqës, duhet të kesh vizionin e të ardhmes, duhet që të jetosh së me hallet me problemet dhe aspiratat e njerëzve. Të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa gjumë sepse kanë ankthin si do të dalin nga pandemia.”

Po ashtu, ai përsëriti edhe thirrjen drejtuar qytetarëve që mos t’i shmangen politikës.

“Familja nuk dorëzohet. Sa e sa herë këtyre familjeve në Kamëz u është dashur të shtyjnë vendosjen e një tulle në katin e sipërm të shtëpisë, në momentin që është sëmurur dikush tjetër në familje. Janë ndjerë të lodhur por nuk janë dorëzuar. Përtej shtëpive që është shtëpi e përbashkët, është shtëpia e përbashkët e Kamzës. Janë dhe ata që thonë se politika nuk i duhet as dreqit, mos gabohen shumë rëndë. Ishte politika ajo që e la Kamzën pa asnjë shpresë për ujësjellësin për kopështet, për shkollat. Sot është politika që po i bën të gjitha këto. Ne sot s’do të ishim duke prekur 300 mijë vaksinime. As rindërtimi nuk do të kishte nisur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *