Komisioni i Posaçëm I Reformës Zgjedhore do të zhvillojë ditën e martë mbledhjen e parë pas djegies së mandateve nga opozita.

 

Mbledhja do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët e rinj të komisionit Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

 

Por nga ana tjetër në kuadër të kësaj mbledhjeje, sekretari i Kuvendit Genci Gjonçaj u ka dërguar një letër demokratëve ku u kërkon që të dërgojnë emrin e vëzhguesit që do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit.

 

Vëzhgues që, sipas ndryshgimeve të miratuara në séance, do të gëzojë të njëjtat drejta ashtu si dy bashkëkryetarët dhe pse PD nuk është pjesë e Parlamentit pas djegies së mandateve.

 

Komisioni i Reformës zgjedhore do të mblidhet ditën e martë në 17:00 në Kryesinë e Kuvendit ku pritet të miratojë axhendën e punës dhe ekspertët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *