Ambasada britanike në Tiranë përmes një reagimi zyrtar shprehet se ende nuk është ndërmjetësuar një marrëveshje politike, duke iu referuar ecurisë së reformës zgjedhore në vend.

Përmes një reagimi zyrtar theksohet se aktorët politikë në vend duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, larg konfliktit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ndërsa nuk kemi ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike, ne vazhdojmë të nxisim dialogun reciprokisht respektues dhe kontruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësojnë popullin shqiptar. Kjo është në interesin kombëtar dhe gjithashtu vendimtare për besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe investimeve të huaja, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.”

Po ashtu në reagim përmendet edhe kërkesa e presidentit, Bajram Begaj për një parlament aktiv dhe funksional, ku ka transparencë dhe llogaridhënie.

“Ne mirëpritën thirrjen e Shkëlqesisë së tij, Presidentit, ditën e djeshme për një parlament aktiv, i cili e mban përgjegjës ekzekutivin përmes kërkesës së vazhdueshme për transparencë dhe llogaridhënie dhe për ta zëvendësuar konfliktin politik me bashkëpunim konstruktiv. Ne u bëjmë thirrje të gjithë politikanëve ta dëgjojnë këtë mesazh.”

Ambasada britanike thekson se palët politike duhet të zbatojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

“Ambasada britanike në Tiranë ka mbështetur gjithmonë aspiratat shqiptare për një parlament dhe demokraci funksionale. Kjo kërkon struktura që u mundësojnë qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të hartojnë ligje, ta detyrojnë qeverinë të japë llogari dhe të debatojnë mbi çështje të rëndësishme, për të pasqyruar interesat e qytetarëve. Kjo përfshin zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet”/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *