Dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj arrijnë dakordësinë e parë, të premten do të mbledhin komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore. Vendimi vjen pas kërkesave të njëpasnjëshme të ndërkombëtareve për të bërë ndryshimet e kërkuara në kodin elektoral nga ODIHR dhe Gjykata Kushtetuese.
Dy ditë para ritakimit të qeverisë dhe opozitës në tryezën e “zgjedhores”, përfaqësues të OSBE patën takime të veçanta në kuvend me Damian Gjikunurin e PS dhe Enkelejd Alibeaj të PD-së.
Lexo edhe :
Related Posts
Nuk pati një takim me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, që përfaqëson shumicën e opozitës. Kërkesaj e tij për zëvendësimin e bashkëkryetarit me Oerd Bylykbashin mbetet ende pa një përgjigje nga kuvendi. Po aq pa një vendim mbetet nëse dy përfaqësuesit e tij, Oerd Bylykbashi dhe Agron Gjekmarkaj do të marrin pjesë në mbledhjen e së premtes.
Qëllimin e takimit dhe objektin e bisedës, Damian Gjiknuri e shkruajti në “Facebook”.
Diskutuam mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Deri më tani në tryezën e “zgjedhores” për diskutim janë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, shfuqizimi i herësit dhe vota e diasporës.
Përveç adresimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR si nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike me kryetar Lulzim Bashën, ky i fundit propozon edhe ndryshim të sistemit zgjedhor, nga propocional rajonal me 12 qarqe, Shqipëria të konsiderohet një zonë e vetme zgjedhore. Ndryshim sistemi por pa e specifikuar kërkon edhe PD-ja që njeh për kryetar Sali Berishën. Në të gjitha rastet ndryshimet e rradhës në kodin zgjedhor kërkojnë 84 vota dhe qeveria nuk i zotëron ato, kështu që do të duhet t’i kërkojë te opozita./vizionplus.tv