Presidenti Meta reagoi pas publikimit të raportit të Fitch për vitin 2019, raport që e sheh Shqipërinë të ketë rënie në listën e vendeve për lehtësirat për investitorët.

Meta i tërheq aktorëve politikë, duke nënvizuar se faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend.

 

Dua të shpreh shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5.Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend.

 

Meta bëri apel që palet politike të ulen urgjent në dialog, ndryshe sipas presidentit, hapja e negociatave do të jetë e pamundur por edhe besimi tek investitoret e huaj do ulen edhe më shumë.

 

 

Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut.Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *