E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Raporti i DASH për Shqipërinë, dokumenti vë në dukje protestat në Tiranë, punën e SPAK dhe zgjedhjet

Protestat, kriminaliteti dhe ndikimi i korrupsionit janë ndër shqetësimet kryesore të evidentuara nga raporti i sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë. Dokumenti e përshkruan vendin tonë si një destinacion me rrezik të menaxhueshëm, por nënvizon disa fusha ku kërkohet vëmendje më e madhe nga autoritetet.

Rraporti vë në dukje protestat e fundit në Tiranë.

Reklamë

“Në vitin 2026, protesta të mëdha kishin në shënjestër një projekt turistik luksoz në ishullin e Sazanit. Tubimet filluan si demonstrata lokale mjedisore, por kur policia i shpërndau këto tubime, mijëra shqiptarë dolën në rrugë në qytetet kryesore. Protestat u rritën duke përfshirë thirrje kundër korrupsionit qeveritar dhe disa prej tyre u bënë të dhunshme”, thuhet në raport.

Po ashtu edhe korrupsioni vijon të shihet si një pengesë për funksionimin institucional dhe klimën e biznesit.

Reklamë

“Korrupsioni dhe pengesat në ndarjen e informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem gjyqësor ende në zhvillim e sipër vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit në Shqipëri”, thuhet në raport.

Sa i takon zgjedhjeve te fundit, raporti vlerëson se kanë shënuar përmirësim krahasuar me tw kaluarat, megjithatë vazhdojnë të ekzistojnë problematika që lidhen me financimin e fushatave dhe tensionet politike.

“Ciklet e fundit zgjedhore kanë rezultuar në një proces më të balancuar dhe të drejtë. Por u vu në dukje në mënyrë specifike se procesi zgjedhor u karakterizua nga keqpërdorimi i burimeve publike nga partia në pushtet, përdorimi i gjuhës përçarëse nga dy partitë kryesore politike, mungesa e transparencës në financimin e fushatave dhe mbulimi i pabalancuar mediatik i partive më të vogla”, thuhet në raport.

Në përfundim, raporti nuk e klasifikon Shqipërinë si një vend me rrezik të lartë, por nënvizon nevojën për kujdes ndaj protestave, kriminalitetit dhe sfidave që lidhen me sundimin e ligjit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë