Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me progres raportin e prezantuar nga KE ku u rekomandua hapja e negociatave pa kushte për Shqipërinë.

 

Në një postim në “Facebook”, Paloka duke ironizuar shprehet se I vetmi sukses I Shqipërisë ishte reforma në drejtësi dhe asgjë tjetër. Sukses që, sipas Palokës, ka lënë vendin pa Gjykatë Kushteteues e të Lartë.

 

 “Degjova gjithe kuriozitet se kush ishin “sukseset” per vitin 2018 se helbete, ne si opozite jo vetem nuk duam ti shohim “sukseset” po hedhim edhe balte gjithe kohen… Ishte vetem nje; REFORMA NE DREJTESI! Duam apo s’duam, te vertetat jane kokeforta e duhen pranuar. Ka qene vertete “sukses i madh” 2018 ne drejtesi…Vjet ishim vetem pa Gjykate Kushtetuese, tani , prej pak ditesh, nuk kemi as Gjykate te Larte. A mund te kete sukses me te madh? Ka ndonje vend tjeter ne bote qe t’ja kete arritur kaq shpejte ?!  Ky ishte “suksesi” , imagjinoni deshtimet…Apo nuk ka? Kur jepet kesti i fundit ???!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *