Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga vizita e tij në Ukrainë.

 

Në fotot e publikuara nga Rama gjithçka duket e shkatërruar nga lufta me Rusinë. Pamjet nga Kievi, Rama i ka shoqëruar vetëm me simbolin e një zemre të thyer.

 

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Kiev, përveç kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shoqërohet edhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov dhe nga këshilltari i jashtëm, Dorjan Duçka.

 

Ata kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe pritet që pasdite të takojnë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *