Subscribe

Kreyministri Edi Rama ka deklaruar se Këshilli i Ministrave ka marrë katër vendime të rëndësishme në lidhje me kërkesën e parë të studentëve për përgjysmimin e tarifave.

 

Në një konferencë për mediat, Rama tha se pakti me universitetin publik do të bëhet në janar nga e para pasi universiteti do të futet në një fazë të dytë reformimi.

 

Duke u ndalur tek vendimet, ai deklaroi se studentët me ndihmë ekonomike do të përfitojnë 100 mijë lekë bursë në muaj.

 

Kreu I qeverisë pohoi gjithashtu se kjo kategori studentësh së bashku me tetrapelgjikët, të verbërit parapelgjikët do të përfitojnë dhe subvencionim 100% të tarifës.

 

Rama deklaroi se krahas këtyre kategorive të gjithë studentëve vetëm për këtë vit akademik do t’u përgjysmohet tarifa e studimit dhe 50% do të paguhet nga shteti.

 

Ndërsa për studentët e masterit me notë mesatare mbi 9 qeveria do të paguajë 50% të tarifës për këtë vit. Në këtë kategori do të përfshihen edhe ata me ndihëm ekonomike dhe tetrapelgjikët apo të verbërit.

 

Ai pohoi më tej se qeveria ka vënë në dispozicion 3 milion dollarë shtesë për rikonstruktimin e konvikteve ndërsa premtoi se brenda këtij mandati qeverisë të gjitha godinat do të jenë të rikonstruktuara.

 

Kryeministri shtoi se do te ndertohet dhe nje portal transparence per buxhetin e arsimit e larte si dhe eshte miratuar ligji i plagjiatures.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *