Rama zbardh detajet nga diskutimi me dyer të mbyllura me Marta Kos: Këto janë 4 çështjet e rëndësishme për të cilat folën, i shërbejnë Ballkanit

Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama ka zbardhur detajet nga diskutimi me dyer të mbyllura me komisioneren Marta Kos.
Fjala e kryeministrit Edi Rama:
Kanë qenë 48 orë të mbushuar me Europë për Ballkanin Perëndimor. Samiti i planit të rritjes për Shqipoërinë ecën më së mirë. Siç e konfirmoi edhe komisionerja, Shqipëria do marr nga plani edhe 15% plus shumës së saj, në bazë të kriterit të fondeve që nuk thithen dot nga vendet e tjera. 4 ishin drejtimet e diskutimit të brendshëm, sepse 4 janë drejtimet e kësaj pune.
Së pari, reformat që forcojnë sundimin e ligjitm, qeverisjen dhe krijojnë një mjedis konkurues për biznesin.
Së dyti, integrimi hap pas hapi në tregun e vetëm europian. 11 muaj më arë Shqipëria hyri në sistemin PISA dhe në 11 muaj janë përpunuar 783 mijë transaksione me vlerë 8.7 mld euro. Kursimet të shqiptarëve falë hyrjes në këtë sistem janë 20 mln euro, ndërkohë që potenciali është për deri në 71 mln euro në vit kursime nga shqiptarët dhe bizneset vetëm nga ky integrim nga një sistem i përbashkët. Këto 20 mln euro do kishin ikur dhe do ishin nëpër bankat e europës.
Regjimi i roming është duke u shtrirë në vendet e ballkanit. Negoviatat kanë nisur në tetor dhe synimi ynë është që 2027 qytetarët tanë të kenë taritfa të reduktuara të roming. Do jetë një kursim i madh që në 2027 qytetarët do e ndjejnë.
Së treti, investimet dhe inovacioni. Konferenca që u mbyll mbrëmë krijoi premisa për bizneset. BE përmes komisionit dhe nën udhëheqjen e drejtuar nga komisionerja Marta Kos është duke eksploruara hapa të tjerë në tregun e përbashkët.
Së katërti, korridoret e transportit, rrjetet digjitale janë investime në aftësinë e ekonomive tona pëqr tu rritur sëbashku. Diskutimi i sotëm shkoj përtej, në funskion të një modeli ekonomik më të thellë, duke mos harruar se sa më shumëtë integrojmë Ballkanin, do ndihmojmë ekonomitë tona.




