E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin, gjykata pranon prova të reja të dala nga Sky Ecc

Është shtyrë për në datën 11 dhjetor seanca në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe 6 të pandehurve të tjerë, të cilët akuzohen për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Gjykata pranon kërkesën e SPAK për shtimin e provave të reja të dala nga komunikimet në Sky Ecc për tu përdorur në gjyq.

Dritan Rexhepi dyshohet se është porositësi i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës. Ai u arrestua 3 vite më parë në Turqi.

Dyshimet janë se Astrit Prenga, vëllai i viktimës Jan Prenga i vodhi Dritan Rexhepit një sasi kokaine e importuar nga Ekuadori në Angli. Jan Prenga u rrëmbye me qëllim kthimin e kokainës nga i vëllai, por u vras dhe më pas trupi i tij u zhduk.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.