E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjykata Administrative shpall të paligjshme përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë ka shpallur të paligjshëm përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi të dy deputetëve demokratë, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Gjykata ka kërkuar që vendimi i tyre të ekzekutohet menjëherë.

“1. Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12.10.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu”.

2. ⁠Dhënien e vendimit me ekzekutim të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Administrative.

Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu u përjashtuan me 60 ditë nga Kuvendi. Vendimi u mor nga Etika në 12 tetor, pasi dy deputetët u akuzuan se hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në momentin kur po votohej reforma territoriale, e cila u kundërshtua nga opozita.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.