Kryeministri Edi Rama ka vizituar mesditën e kësaj të diele personat e landuar nga tërmeti 5.8 ballë që goditi vendin pasditen e të shtunës.

 

Nga Spitali I Traumës, duke folur për mediat, kreu I qeverisë deklaroi se kujdesi I mjekëve ndaj të lënduarve ka qenë maksimal dhe se është përballuar me sukses I gjithë fluksi I madh I pacientëve nga ana e bluzave të bardha.

 

“Nuk ka qenë një goditje fatale dhe përgjithësisht plagët e marra dhe problemet e natyrës mjekësore nuk kanë qenë ekstreme. Kujdesi ka qenë maksimal. Numri i të lënduarve ka rënë fare.”

 

Rama tha më tej se do të verifikohen të gjitha banesat e dëmtuara dhe se çdo gjë do të dëmshpërblehet.

 

“Periudha e menjëhershme pas tërmeteve shoqërohet me ankth, pasiguri, stres dhe nevojën e madhe për t’iu komunikuar të gjithëve që duhet sa më shumë qetësi dhe pak durim se situata është e kapërcyeshme. Nuk kemi humbje njerëzish, as dëmtime të strukturave të banimit të atilla që të kenë lënë familjet pa strehë. Çdo dëmtim do verifikohet, njerëzit nuk duhet të shqetësohen për plasaritje. Kush ka frikë të qëndrojë në shtëpi ka në dispozicion hapësira të tjera.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *