Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se të hënën do të hapen vetëm bizneset e lejuara, në bazë të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë, të cilat janë të publikuara në portalin e-albania.

Kreu i qeverisë njoftoi se çdo dyqan joushqimor që konstatohet i hapur nesër është në kundërshtim me ligjin.

“Kujdes! Konstatojmë se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapje për nesër! Hap i nxituar në kundërshtim me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga Ministria e Shëndetësisë! Bizneset e lejuara, në bazë të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin e-albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore.  Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme.”

Ndër të tjera, Rama bëri me dije se mbrëmjen e kësaj të diele do të jetë gati në e-albania edhe leja për ushtrim aktiviteti në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga e marta dhe ditët në vazhdim për ushtrimin e veprimtarisë së vet. 

“Ju lutem verifikoni në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër. *duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL – 3 MAJ)”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *