E mërkurë, 14 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama udhëton drejt Kosovës/ Të hënën zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Kosovës, ku te hënën do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive.

 

Reklamë

Gjatë pasdites së sotme shefi i qeverisë do të vizitojë disa biznese shqiptare e do të bisedojë me sipërmarrësit e Kosovës për sfidat me të cilat ata përballen. Më pas, kryeministri do të shkojë në burojë të Skenderajt, ku do të takojë familjen e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Reklamë

Kjo vizitë vjen pak javë pasi Rama zhvilloi një takim me Thaçin, në burgun e Hagës, ku ai ndodhet prej dhjetorit të vitit 2020.

 

Nesër në orën 11.00 do të nisë dhe mbledhja e perbashket mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqiperisë.

Sipas axhendeës, në fillim do teë flasin dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti. Në 12.30 do të firmosen marrëveshjet e përgatitura dhe më pas do të ketë një konferencë të përbashkët.

 

Mbledhja e fundit e dy qeverive u zhvillua në Elbasan në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë