Hoxha: Shqiptarët duhet të zgjohen! Demalia: Ke 8 vite të njëjtën gjë thua

Protesta e qytetarëve ka shkaktuar debat në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.
Gazetari Artan Hoxha tha se sot protestoi edhe opozita, pasi të gjithë po shtypen nga kjo qeveri.
Ndërkohë, analisti Demalia iu përgjigj Hoxhës se ka tetë vjet që thotë të njëjtën gjë në studio, duke shtuar se të gjithë janë fajtorë për këtë gjendje.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: A është opozita në protestë?
Hoxha: Po, duhet të jetë. Opozita duhet të kishte dalë më parë. Opozita ka qenë më e pranishme, prandaj ka qenë në rrugën e Durrësit dhe jo te Kryeministria. Sot ata ishin më aktivë. Edhe ata shqiptarë janë, kanë të drejtë të protestojnë. Opozita është shkelur me këmbë. I kanë dënuar me 60 ditë atje, sepse kanë hedhur shishe uji. Reformën e voton si do vetë, tani u thotë: “Hajde, vendosim”. Një njeri që ka kaluar në arrogancë… Ore, çfarë duhet të bëjnë tjetër këta njerëz?
Demalia: Kemi tetë vjet që thua të njëjtën gjë.
Hoxha: Ku e di ti?
Demalia: Arrogant, hajdut, korrupsion, çdo gjë.
Hoxha: Dje i është marrë celulari koordinatorit të krimit. Drejtori i Policisë në krim, drogë me tonelata.
Demalia: Ke propozuar ndonjë zgjidhje?
Hoxha: Zgjidhja nuk vjen duke ndenjur.
Demalia: Nuk ke as opozitë, as shoqëri civile. Të gjithë bashkë e kanë bërë tallavanë.
Hoxha: Shqiptarët duhet të zgjohen dhe t’i thonë Ramës që t’i dëgjojë.
Demalia: Do të bëjmë revolucion?
Hoxha: Nëse ti i vë zjarrin vendit, çfarë humbin ata? Ti po u thua: “Merrni valixhet dhe ikni”. Të rinjtë aty brenda do të ikin.
Demalia: Fryjini kësaj.
Hoxha: Del dhe bën nga tri deklarata në ditë për Huthit dhe nuk flet për shqiptarët që flenë në rrugë.
Demalia: A jep njeri ndonjë rrugëzgjidhje?
Hoxha: Ore, ku jeton ti? Jeton këtu me pension amerikan. Hajde jeto si prindërit e mi, prandaj të duket normale ty. Kjo nuk është Shqipëria.
Demalia: Kam dalë gjithandej, ka njerëz që punojnë.




