Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se edhe kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e kaluara, gjysmë e bllokuar.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i qeverissë shkruan: “Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara. Ta kaloni sa më qetë”.

Ditën e shtunë do të lejohet mbajtja hapur e marketeve dhe farmacive. Ndërkohë, aktivitetet të dielën do të jenë të mbyllura.

Në zonat e kuqe, në fundjavë do të lejohet dalja nga banesat e  pensionitët dhe prindërve me fëmijë deri në moshën 14-vjeç.

Pensionistët lejohen të dalin deri në orën 10:00, ndërsa prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohën të qëndrojnë në hapësira publike nga ora 11:00 deri në orën 17:30 të pasdites.

Nërkohë, në bashkitë e gjelbra lejohet lëvizja e lirë dhe nuk ka nevojë për autorizime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *