Përballë rrezikut të përhapjes së virusit por edhe presionit të vazhdueshëm kryesisht nga biznesi për rikthim të normalitetit, kryeminsitri ka njoftuar se do të bëjë ndryshimet e nevojshme lehtësuese dhe penalizuese, brenda datës 15 prill.

Pa dhënë detaje për masat , shefi qeverisë njoftoi do të ndryshojë kodin penal dhe atë rrugor, me qëllim ndëshkimin  e të pabindurëve që do të shelin rregullat brenda përiudhës së fatkeqsisë natyrore.

 

Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në kodin penal & rrugor të republikës së shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari.

 

Masat që pritet të propozohen janë të ashpra, duke nisur nga heqja e patenteve për disa vite, e deri dënimi me burg. Sipas Ramës këto masa janë të nevojshme për të ndëshkuar të pabindurit por edhe për të siguruar rikthimin e rimëkëmbjes ekonomike.

 

Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt. Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në kuvendin e shqipërisë

 

Kryeministri tha gjatë komunikimit virtual cdo mbrëmje me qytetarët, se qëndrat tregtare, baret dhe restorantet do të jenë të fundit njësi ekonomike që do të hapen. Ndërkohë sipas tij është ende heret për rinisjen e sistemit shkollor. Paralelisht brenda datës 15 prill qeveria do të publikojë paketën e dytë të masave ekonomike,   ku pritet të zgjerohet mbështetja për sektorët ekonomikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *