Në përgjigje të pyetjeve dhe ankesave të qytetarëve që iu ka skaduar karta e identitetit, kryeministri Edi Rama qartëson se mund ta përdorin atë për të kryer shërbime në banka, deri në fund të situatës nga pandemia.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë theksoi se ID konsiderohen të gjitha të vlefshme, veçse mjafton printimi i një çertifikatë nga portali qeveritar e-albania. Ai ka bërë publike edhe letrën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj drejtuar bankave të nivelit të dytë, ku iu kërkon të pranojnë ID e skaduara gjatë kësaj periudhe.

 

“U lutem të gjithë atyre që ankohen, pyesin, komentojnë për kartat ID që janë jashtë afatit kur duan të shkojnë në bankë, të mos përtojnë të lexojnë këtë shkresë se tek e tek të gjithëve nuk u shpjegoj dot të njëjtën gjë! ID konsiderohen të gjitha të vlefshme, mjafton të printoni nga kompjuteri juaj apo në kompjuterin e bankës një çertifikatë të freskët nga e-albania. Aman derman lexojeni”, shkruan Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *