E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Politikë

Rama takon Metën në Presidencë, në fokus të takimit kanë qenë negociatat me Greqinë

Ne prag te arritjes se marrëveshjes me Greqinë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e se enjtes një takim me kreun e shtetit Ilir Meta.

 

Reklamë

Takimi u zhvillua ne ambientet e Presidencës dhe mendohet se ka zgjatur për afro 30 minuta.

 

Reklamë

I pyetur nga Vizion Plus, presidenti Meta nuk e ka mohuar një takim te tille, por ai nuk ka preferuar te japë detaje rreth bisedës se kryer.

 

Burime bëjnë te ditur se kryeministri e ka informuar presidentin mbi ecurinë e negociatave te deritanishme me Greqinë për marrëveshjen e detit.

 

Mësohet se Rama nuk i ka dhënë as një afat se kur do ti paraqitet materiali përfundimtar i marrëveshjes mes dy vendeve, por duke pasur parasysh qëndrimet e deritanishme te presidentit Meta për këtë çështje, serish vija e kuqe do te jete vendimi i gjykatës Kushtetuese qe rrezoi marrëveshjen e 2009.

Vazhdo të lexosh

Reklamë