Subscribe

Kryeministri Edi Rama nga spitali i Vlorës ka garantuar qytetarët se shteti është i përgatitur për të përballuar pandeminë duke nisur nga testimet e deri tek spitalet. Shefi i qeverisë së pari i ka dhënë përgjigje akuzave të presidentit e opozitës për numrin e testimeve, duke theksuar se Shqipëria ka kapacitet të bëjë aq testime sa do të kërkojë komiteti i ekspertëve.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Nëse sot jemi në gjendje të vëmë buxhet për familjet me ndihmë ekonomike kanë s’kanë Covid, nëse jemi në gjendje t’u japim para naftëtarëve, pra nëse do na ishin kërkuar më shumë teste do bënim më shumë teste. Njerëzit në fund fare duhet të kuptojnë që rendësi ka rezultati, të tjerat janë taktika.  Ne kemi fatalitete aspak më të larta se të tjerët, kemi ekuilibër pozitiv mes fataliteteve dhe infektimit, por ajo që është e rëndësishme është që njerëzit të kuptojnë se Shqipëria ka spitale për Covidin që nuk kanë dallime nga të tjerët.”

 

Kryeministri ka hedhur poshtë edhe akuzat për kapacitetet spitalore, duke garantuar se për çdo skenar janë gati edhe spitalet rajonale me kushte njësoj si në vendet e Bashkimit Europian.

 

 

“Dhe ky spital që shohin njerëzit në radhë të parë sot për Covidin është mot a mot si në Francë, si në Turqi. Është e rëndësishme që njerëzit ta dinë që ne jo vetëm nuk kemi problem kapacitetesh, kemi kapacitet 25% tek 1,2,3 dhe kemi 4 bosh akoma ndërkohë që kemi edhe spitalet rajonale gati për t’u futur në front nëse vjen nevoja.”

 

Shefi i qeverisë ka theksuar se ata që sulmojnë nuk e njohin realitetin.

 

Nga ana e saj ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka sqaruar se janë marrë të gjitha masat që spitalet rajonale të shndërrohen në covid nëse numri i të infektuarve rritet.

 

OGERTA MANASTIRLIU

Në planin tonë në përfshirjen e spitaleve rajonale, kemi rritur kapacitetet e këtyre spitaleve për të mundësuar një trajtim sa më efikas përsa u përket të prekurve me Covid-19.

 

Qeveria ka hedhur poshtë akuzat që kanë ardhur kryesisht nga opozita se spitalet janë në kolaps, duke sqaruar se i gjithë sistemi shëndetësor është në kushtet optimale për t’u përballur me pandeminë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *