Për kryeministrin Edi Rama, sistemi spitalor në Shqipëri ka pësuar një ndryshim të dukshëm gjatë viteve që në qeveri ka qenë Partia Socialiste.

 

Duke shpërndarë disa foto në “Facebook”, Rama theksoi se diçka e tillë nuk mund të mohohet.

 

Numri një i qeverisë shtoi se ka ende punë për të bërë, duke kërkuar kështu mandatin e tretë.

 

“Po mirë me çfarë kurajoje mund të mohohet sot transformimi si nata me ditën në vetëm 7 vjet i sistemit tonë spitalor🤭Shikojeni se si ishte depoja farmaceutike e QSUT 7 vjet më parë, një magazinë e ububushme ku mbaheshin jashtë çdo standardi ilaçet e spitalit qendror të Shqipërisë dhe ja si është sot, një depo farmaceutike spitalore e standarteve europiane😊 Kush nuk e di nga është nisur, nuk e ka idenë ku është dhe as nuk ka shans të arrijë ku do, përkundrazi rrezikon të kthehet mbrapsht pa e kuptuar as vetë se si! Prandaj të jemi të pakënaqur me tëra problemet e mprehta që akoma ka shërbimi shëndetësor, por të jemi gjithashtu të bindur, se siç janë përmbysur realitete dramatike si kjo depo farmaceutike e plot të tjera, do të zgjidhen me radhë e me vullnet, punë, durim edhe problemet më të mprehta👍”, tha Edi Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *