Subscribe

Sot, kryeministri Edi Rama iu ka dorëzuar çelësat banorëve në Kavajë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

 

Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave ishte edhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

 

Kreu i qeverisë u shpreh se objektivi është që brenda vitit 2022, të gjitha gjurmët e tërmetit të jenë zhdukur dhe kudo ku tërmeti hapi një plagë, të ketë një shtëpi të re.

 

Po ashtu, ai nuk la pa thumbuar edhe Partinë Demokratike.

 

“Do jeni pronar legjitim, me një titull pronësia që trashëgohet brez pas brezi dhe do të jetë falas. Ky është i pari program rindërtimi pa asnjë lek, të vënë në dispozicion nga familjet e prekura është një kontribut i buxhetit të shtetit, i partnerëve tanë i atyre që na u gjendën në atë ditë të vështirë, por në fund të ditës është një kontribut solidaritetit dhe pas asnjë ngarkesë financiare.  Nga momenti kur hyni në shtëpi jeni pronar të këtyre shtëpish, duke qenë se jemi në një zonë me përmbajtje demokratike, maksimumi që mund t’u ndodhë në të ardhmen është t’ju ndërrojnë bravë, por ngjyrën e bravës se çelësin nuk ua marrin dot. Këto shtëpi janë tuajat dhe askush nuk vjen dot që të pretendojë asgjë. Janë shtëpitë tuaja, për t’i dhënë me qira, për t’i shitur si të gjithë pronarët”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *