Kryeministri Edi Rama sulmoi presidentin Ilir Meta, gjatë takimit që pati me qytetarët në Njësinë 5 në Tiranë.

 

Sipas Ramës, fushata elektorale është e qetë dhe kjo qetësi e shqetëson presidentin.

 

Ai e akuzoi kreun e qeverisë se kërkon të destabilizojë vendin sepse e di që më 25 prill fiton PS.

 

“Kjo qetësi e tërbon Ilir Metën, filli i kësaj vazhdimësie pa konflikte dhe pa gjuhën e urrejtjes sepse Lulzimin e kanë kurdisur ndryshe këtë herë, i kanë kërkuar të bëjë dhëndrin e qeshur. Është Ilir Meta që çdo ditë vë fitila ngado dhe po përdor gjithçka për të destabilizuar fushatën që të destabilizojë gjithë Shqipërinë sepse Ilir Meta e di shumë çfarë ndodh më 25 prill, e di shumë mirë që votat në kuti për PS do të pikojnë njësoj si ky shi mbi kokat tona. Aq sa mund të ndalim ne shiun, aq mund të ndalë Saliu, Iliri, Monika e Luli fitoren e PS, me një breshër votash.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *