Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kryenegociatorin e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian, Zef Mazi.

Gjatë një konference për mediat, kreu i qeverisë u shpreh se Mazi ka shërbyer për shumë vjet për Shqipërinë, ndërsa shtoi seka një CV të pasur dhe se është parë edhe si kandidat për President.

“Ne kemi preferuar të vëmë bastin tone, një bast që nuk dihet sa zgjat në kohë, me një diplomat me histori të veçantë në suazën e diplomacisë shqiptare Zef Mazit, që ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar, por ka shërbyer edhe për organizma të rëndësishëm ndërkombëtar. Ai është më shumë se diplomat. Zef Mazi hyn tek ata njerëz që përfaqëson të dyja anët e medaljes në këto 30 vjet, anën e medaljes që flet për shërbimin këtu për vendin dhe së dyti flet për eksperiencën në shërbim të një bote më të mirë jashtë vendit dhe brenda institucioneve më të mira ndërkombëtare. Zoti Mazi ka Cv të pasur. Ai është parë si kandidat për të qenë president. Ky fakt vlen të përmendet si shenjë respekti ndaj figurës së tij nga të gjitha partitë që kanë qeverisur vendin.”

Mazi theksoi se detyra që iu besua është një përgjegjësi e madhe për të dhe se do të jetë avokati më i mirë i Shqipërisë.

“Detyra si kryenegociator është një detyrë e përgjegjësi e madhe për mua. Detyra që kemi përpara është e vështirë dhe komplekse. Në Ministrinë e Jashtme ka një bërthamë të disa diplomatëve, të cilët janë aty akoma, edhe pse qeveritë kanë ndryshuar. Doja të falënderoj kryeministrin për detyrën e ngarkuar. Do të funksionoj si avokati më i mirë i Shqipërisë, do të kem raporte shumë të mira me BE. Duhet të gjejmë rrugët për të plotësuar kushtet për integrim. Do funksionoj  si avokati më i mirë për vendin tim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *