Çdo media televizive që nuk zbaton kushtin e distancës 2 metra në studiot televizive me më shumë se një të ftuar gjate transmetimeve, do të gjobiten me një milionë leke.

Qeveria zyrtarizoi vendimin i cili do te jetë i zbatueshem gjatë periudhes së kohezgjatjës së infeksionit Covid-19.

Sipas vendimit në rast të përseritjes, përvec gjobës do të meret masa e bllokimit të pjessshëm apo të plote e transmetimit, ose dhe bllokim i pajisjeve televizive.

Paralelisht në këtë situate, qeveria vendosi të gjobisë edhe ato biznese që nuk aplikojnë për ish punonjesit e tyre për të përfituar nga ndihma finaciare e shtetit gjoba arrin ne 50 mijë lekë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *