Pas Konispolit dhe Finiqit kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e tij elektoral me mbështetësit e PS-së në Sarandë ku prezantoi kandidatët për zgjedhjet lokale.

 

Ndërkohë që në fjalën e tij është përgjigjur edhe militantëve të PD-së të cilët e pritëtn me protestë. Rama tha se një grusht njerëzish që ulërasin, jo për të ballafaquar me ne idetë, por për të bërë zhurmë. Janë mbledhur për të prishur këtë takim.

 

“Ne jemi mbledhur këtu për të bashkëbiseduar, për t’u parë dhe për t’i dhënë dorën njëri tjetrit. Pas kurrizit tim janë mbledhur një grusht njerëzish që ulërasin, jo për të ballafaquar me ne idetë, por për të bërë zhurmë. Janë mbledhur për të prishur këtë takim. Këtu ka shumë njerëz të rinj por ka edhe të tjerë që e kujtojnë regjimin komunist. Ajo parti lindi nga shpresa për Shqipërinë si e gjithë Europa ndërsa sot po e ndan Shqipërinë nga Europa.Tani unë nuk dua të flas shumë për Sarandën dhe Delvinën sepse thashë se kemi bërë jo pak gjëra dhe shumë të tjera mbeten për të bërë. Ju kam thënë na jepni votën në këto 4 vite të bëjmë më shumë se në vitet e tjera të marra së bashku”.

 

Gjithashtu pasditen e kësaj të shtune kryeministri Rama ka qenë në Sarandë ku është shprehur se opozita ka dalë sot në rrugë për të “shembur” institucionin themelor të demokracisë dhe për të penguar  negociatata  me BE-në.

 

“Kjo fushatë është fushata më e vështirë që unë e kam bërë ndonjëherë dhe se shqiptarët kanë parë në këto vite, sepse është një fushatë ku kundërshtari nuk na ka dalë përballë, por ka qëllimin të rrëzojë institucionin themelor, institucionin e zgjedhjeve. Çfarë kanë këta njerëz. Si ka mundësi që këta njerëz duan të mbjellin frikë dhe pasiguri.  Ata protesta bëhen për të mbjellë frikë dhe për ta bërë leckë Shqipërinë në të gjithë Europën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *