Kryeministri Edi Rama nga Lushnja pasditen e kësaj të mërkure ka paralajmëruar se ata që prekin zgjedhjet do ta kenë të ndaluar të dalin jashtë shtetit.

 

Ata që prekin zgjedhjet nuk do shkelin dot më në Itali, Greqi askund në Europë për gjithë jetën.

 

Rama  siguroi se 30 qershori nuk do të shtyhet, ndërkohë që premtoi se socialistët do të vazhdojnë të jenë të vendosur deri në fund për zbatimin e reformës në drejtësi.

 

Kërkojnë të pengojne hapjen e negociatave, sepse ne kapitujt 23 dhe 24 të negociataveështë kusht zbatimi i reformës në drejtësi. Akti i Metës është frikë nga refoema në drejtësi, Meta thotë që mora info nga shërbimi sekret, se do të kishte përplasje civile ne 30 qershor. Ku e mori infon,  nga sherbimi sekret i fallxhores? Sot janë disa që kanë frike nga ajo që do të humbin neser nga reforma në drejtësi. Nëse ne humbim 30 qershorin, kemi humbur zbatimin e rëformes në drejtësi, këtu nuk ësgtë populli në proteste, por janë katër vetë. Dy i tha SHBA, pra Basha dhe Kryemadhi dhe dy të tjerë janë njëri plaku Mere dhe tjetri Ilir Meta. Plaku Mere nuk vë gjum në sy që kur ne nisëm të bëjmë rëfoemën në drejtësi, tjetri  Meta doli me zë dhe figure dhe bëri një shfaqje të turpshme. Cfarë borxhi i kanë socilistet Metës që i ka provuar të gjifë postët dhe tani fut shkopinj nën rrota. Kush guxon te preki zgjedhjet, paguan shtrenjte, edhe keta që prishin fushatë  elektorale, siç janë me dhjetëra që po paguajnë ngaqë hodhen bomba Molotov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *