Pjesa e tretë e senacës plenare maratonë në Kuvend, ka nisur me tensione. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka refuzuar të flasë pa praninë e kryeministrit Edi Rama.

 

Për këtë, opozita kërkon ndërprerje të seancës deri në mbërritjen e kreut të qeverisë në sallë.

 

“Ai ka të drejtë të diskutojë me ju për datën dhe zotëria duhet të jetë këtu kur flitet për programin e tij qeverisës. Propozojmë të ndërpritet seanca, kryeministri të vijë këtu dhe të nisim debatet për çfarë ai propozoi që të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Është kushtetuese dhe logjike zonja kryeparlamentare. Propozojmë të ndërpritet seanca dhe kryeministri të dëgjojë zërin e Opozitës. Po të ishte seancë normale do të zhvillohej nesër. Ose e gjitha që u bë është e pavlefshme, na thatë se kryeministrit duhet të rregullojë axhendën. Tani duhet të vijë në respekt të qytetarëve. Të dëgjojë çfarë mendojnë përfaqësuesit e atyre që kanë votuar”, deklaroi deputeti i PD-së, Aldred Rushaj.

 

Si përgjigje, Taulant Balla dha se asnjë nen nuk kushtëzon deputetët, e as kryeministrin që të qëndrojnë gjatë gjithë debatit në seancë plenare.

 

“Për kalamajtë që nuk e mbajnë mend koha ka ndryshuar pas 2013-ës. Duhet të vazhdojmë debatin. E gjithë qeveria është prezent për të dëgjuar. Do të kishte qenë mirë në dinjitetin e opozitës të bënin pyetje. Unë nuk marr përsipër t’ju edukoj. Është një zhurmues në krahun e majtë që duhet ndërprerë. Nëse deputeti nuk e merr fjalën,radha kalon tek deputeti pasardhës.  Asnjëherë nuk është ndërprerë seanca për mosprezencën e dikujt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *