Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Orjola Pampuri ka publikuar një video nga brenda Teatrit Kombëtar pak minuta para shembjes.

Nga pamjet dallohen disa policë të armatosur që hyjnë në godinën ku ndodheshin artistët dhe aktivistë e shoqerise civile. Përmes kësaj videoje, PD “nxjerr zbuluar” kryeministrin Edi Rama kur mohoi që policia ka qenë e armatosur.

“Ky eshte Edi Rama, kryeministri me personalitet te shumefishte. Police te armatosur, te dhunshem, me urdher te ketij personazhi psikopatologjik ne krye te shtetit, i cili nga njera ane urdheron te dhunohen artiste, e qytetare te ndershem, nga ana tjeter, aktron e mohon gjithcka. Vota e qytetareve do te jete fundi i tij”, shkruan ish-deputetja e PD Orjola Pampuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *