Sjellja e presidentit Ilir Meta kohët e fundit vjen për shkak të reformës në drejtësi, analizoi kryeministri Edi Rama këtë të martë.

 

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, shefi i qeverisë deklaroi se mjafton të shohësh kreun e shtetit për të kuptuar që reforma po ecën në rrugën e duhur.

 

Edi Rama sqaroi se çdo amendim në ligjet e reformës në drejtësi kryhet në dakordësi të plotë me ndërkombëtarët.

“Ju nuk do të bëni gabimin që bën Ilir Meta edhe ata të cilët kanë lidhur Lulin me zinxhir. Sepse reforma në drejtësi dhe jo çdoi ligj, por edhe çdo nen, të të gjithë paketës, nuk është vullnet thjesht dhe vetëm i shumicës qeverisëse, por është vullnet i plotë i garantëve të reformës në drejtësi që janë miqtë dhe partnerët tanë evropianë dhe amerikanë. Nuk ka nen të reformës që kalon pa u diskutuar dhe pa u miratuar paraprakisht dhe bashkarisht. Nëse njëra nga të dyja palët, flas për evropianët dhe amerikanët, thotë jo, nuk kalon, nuk bëhet fjalë. Reforma në drejtësi është aq e besueshme saç është niveli i shkallimit të Ilir Metës. Po të mos ishte e besueshme, Ilir Meta do të ishte i qetë dhe i dashur. Shikoni Ilir Metën dhe aty do të kuptoni që reforma në drejtësi ka filluar të japë disa shenja domethënëse që janë të qarta për të tensionuar Ilir Metën dhe Sali Berishën. Është shumë e qartë kjo.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *