Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me biznesin e vogël në Shkodër për të prezantuar nismat ekonomike të qeverisë në mbështetjen e tyre.
Kryeministri Edi Rama, theksoi se falë reformave të ndërmarra, ekonomia shqiptare ka fituar premisa të reja zhvillimi. Ai nënvizoi rëndësinë e taksimit progresiv, duke theksuar se 93% e të punësuarve në sektorin publik dhe privat paguajnë më pak se 10% taksë mbi të ardhurat, një rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimit të modelit fiskal.
Rama bëri të ditur se përmes kësaj politike, janë kursyer rreth 1.4 miliardë euro për familjet shqiptare në dekadën e fundit.
Ai theksoi se ky sistem nuk do të ndryshojë, ndërsa po punojnë për një ide të re, e cila do të krijojë lehtësira për bizneset të cilët kalojnë 140 mijë euro xhiro në vit.
Rama: Taksa progresive është më impenjative për ata që fitojnë shumë. Në gjithë fashën që prek, 93% të punonjësve, në privat ose në shtet, taksa është 0-10% dhe për këtë arsye 140 mln euro në vit janë lënë në xhep punponjësve që janë jo pak. 1.4 mld. Vlerë që shteti nuk e ka marrë. Do të ishin një para shumë e madhe për qeverinë që ne të bënim investime. Por kemi preferuar që t’ua lëmë njerëzve. Edhe tavanin nuk do ta prekim, edhe sistemi do të mbetet njësoj, deri në 100 mijë euro do të jetë pa TVSH. Jemi duke punuar për një ide të re për të krijuar lehtësira për ata që e kalojnë 140 mijë, por duhet ta diskutojmë./vizionplus.tv