E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Xhelal Mziu paditet për dhunë, akuzohet se bashkë me nipin goditi me grusht një person në Bulqizë

Kandidati i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, dhe nipi i tij janë përfshirë të enjten në një incident pas një takimi elektoral në fshatin Ostren të Bulqizës.

Ata janë akuzuar për dhunë nga përgjegjësi i ndihmës ekonomike në këtë njësi Kalosh Murra.

Kallëzimi i tij i ka kaluar SPAK  për veprën penale të kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje. Sipas policisë Xhelal Mziu dhe nipi i tij goditën me grusht Kalosh Murrën, pas takimit elektoral.

Por drejtues të PD në zonë thanë për Vizion Plus se Kalosh Murra kërcënoi pjesmarrësit në takim me heqjen e ndihmës ekonomike. Sipas tyre, gjatë debatit është përfaqësues të Partisë Socialiste goditën edhe kryetarin e PD-së në Bulqizë, Shaqir Manjani./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë