Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se gënjen për heqjën e akcizës së naftës për fermerët.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan se në vitin 2013, kreu i qeverisë gënjente duke premtuar ulje 35 për qind të çmimit të naftës. Sipas tij, sot Rama gënjeu për herën e shtatë.

 

Për Vasilin, nuk ka shqiptar që ende i beson Ramës, të cilin e quajti ordiner.

 

“Rama ka që në 2013, qe genjen per naften e fermereve! Ne 2013 Edi Rama genjente sheshit dhe thoshte: “Ulje rreth 35% e çmimit të naftës (50-55 lekë bazuar në çmimin aktual), me heqjen e akcizës dhe taksës së qarkullimit, bashkë me tatimin mbi vlerën e shtuar që zbatohet mbi këto dy taksa.” Sot genjeu per here te shtaten here. Ka shqiptar me mend ne koke, qe i beson më ketij ordineri. Ja ku e keni me FOTO premtimin e 2013 ne Programin elektoral.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *