Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS-së, teksa përmendi manifestimin e 2 marsit.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Blushi akuzon shefin e qeverisë se të gjithë karrierën e tij politike e ka ndërtuar mbi pabesi.

 

“Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje! Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës! Duke kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje. Jepini zanaksin të qetësohet!”

 

Duke iu referuar thirrjes së presidentit Meta për tubim më 2 mars, Rama tha këtë të diel se debati “besëlidhja dhe besëlikja” është i pakuptimtë dhe humbje kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *