Subscribe

Në komunikimin me gazetarët këtë të enjte, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu akuzat dhe kritikat për presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Ai ju përgjigj për Osmanit për kundërshtinë e saj për shengenin rajonal dhe për tarifën që paguhet në Rrugën e Kombit. Edi Rama i cilësoi deklaratat e Osmanit në Tiranë si groteske.

 

“Një presidente në detyrë shfaqet në Shqipëri dhe bën politikë të brendshme me këtë shtyllë të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe të Kosovës. Akoma më grotesk është debati për traun, paraqitet si kufi i vendosur për Kosovën. Kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj dhe të vish në Tiranë të bësh propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë me demagogji dhe retorikë absurde. Sepse ai tra atje nuk është kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është groteske dhe jo dashamirëse, për të thënë një fjalë të lehtë. Nëse për zonjën Vjosa Atdheu është Kosova dhe Shqipëria, atëherë ky është një tra në mes të Atdheut që do ta paguajnë të gjithë atdhetarët sepse përdorin rrugën e Atdheut.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *