Subscribe

Gazetari dhe analisti i njohur Ben Andoni sheh si fitimtar të zgjedhjeve të 25 prillit deri tani kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, ai mund të shfrytëzojë më së miri pandeminë dhe tërmetin për të siguruar mandatin e tretë qeverisës.

 

“Unë besoj që Rama përsëri ka një lloj prioriteti në këtë moment që po flasim, nuk jam në gjendje të flas për dy javë ose tre javë sepse mjafton një ecuri shumë e mirë e procesit të vaksinimit që t’i rrisë kreditet z. Rama ose nga ana tjetër procesi i rindërtimit të shtëpive të eci me një ritëm tjetër, të gjitha këto i rrisin pikë dhe e anasjellta, nuk i rrisin pikë, madje tani edhe gjërat më të vogla, kauzat me të vogla renditen si pluse dhe minuse, mjafton të kujtojmë një darkë në Dubai, pothuajse prishi gjithë atë aksionin e bursave politike në Shqipëri”, u shpreh Ben Andoni për “Quo Vadis”.

 

Ndërsa për kryedemokratin Lulzim Basha, Andoni tha se ai duhet të largohet nëse humbet në 25 prill.

 

“Absolutisht nga ana morale, pasi ai pothuajse ka humbur pjesën morale. Unë besoj që edhe ai vetë pas 25 prillit nqs ka përgjigje negative, duhet për të mirën e tij që të largohet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *