Kryeministrit Edi Rama, pas prezantimit të nismës “Fondi i Edukimit”, deklaroi se do të krijojë të ardhura nga shpifësit, ka ardhur kontributi i parë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter shefi i qeverisë shkruan se, Fondi i Edukimit është inauguruar nga një shpifje e Partisë Demokratike për Erion Veliaj.

 

Me  ironi, Rama thotë se me 12 paditë e para Antishpifje nga ana e tij opozita do lerë dhe çizmet gjyqeve.

 

“Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për @erionveliaj. Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz. Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime.Në përpunim nja dy duzina të tjera. Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *