Kryeministri Edi Rama mohoi që të ketë në plan të fusë sërish vendin në karantinë për shkak të pandemisë. Megjithatë, ai deklaroi se kjo gjë do të varet nga sjellja e qytetarëve dhe numri i rasteve ditore e i vdekjeve. Po ashtu, Rama u shpreh se nuk do të ketë një paketë të tretë në ndihmë të biznesit të vogël.

 

“Kemi bërë më të mirën që kemi mundur dhe jo atë që do të donim sepse ka më mirë. Por ju lutem na kuptoni që ne ndërkohë duhet të përballojmë jo thjesht dhe vetëm pasojat e mbylljes së përgjithshme nga COVID, por edhe pasojat e një tërmeti që ishte një goditje e jashtëzakonshme për ekopnpmië dyhe financat e vendit tonë. Deri tani po i përballojmë me dinjitet, do të kthejmë në shtëpi çdo familje që ka humbur strehën në natën tragjike të 26 Nëntorit. Nuk kemi parashikuar një paketë të tretë nëse nuk do të na duhet larg qoftë të mbyllemi përsëri sepse në këtë rast do të duhet të ju vijmë në ndihmë. Më e mira është ende para nesh. Një mbyllje e dytë do të ishte shumë e rëndë, por jo fatale. Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont, por nëse të gjithë njerëzit nuk bëjnë detyrën, fatkeqësisht kjo mund të vijë. Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time dhe nëse shifrat sna e imponojnë, sdeo të ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tonë.”

 

Deklaratën Edi Rama e dha gjatë një komunikimi në “Facebook” me qytetarët, që i shprehën shqetësimet e tyre. Një prej tyre ishte edhe rikthimi i karantinës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *