Subscribe

Nga aktiviteti i organizuar në sheshin “Nënë Tereza”, ku qytetarët shijuan shfaqje nga stërvitja ushtarake “Defender 21”, kryeministri Edi Rama falenderoi publikisht ambasadoren Yuri Kim për punën e saj për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

 

Shefi i qeverisë tha se diplomatja amerikane ka dhënë një kontributin e saj në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe të drejtësisë.

 

“Dua ta falënderoj ambasadoren Yuri Kim që me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënies mes dy shteteve, duke u përfshirë në mbështetjen e kërkesave dhe të nevojave të vendit tonë, qoftë në drejtim të forcimit të mëtejshëm, të kapaciteteve tona të mbrojtjes, qoftë në forcimin e kapaciteteve tona të drejtësisë. Besimi që SHBA kanë treguar në vijim te ky partneritet dhe te kjo aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël, kulmon me këtë stërvitje ushtarake.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *