Kryeministri Edi Rama falenderoi publikisht forcat e angazhuara për zhbllokiminn e rrugëve pas stuhive të borës që pushtuan të gjithë vendin.

 

Kreu i qeverisë, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shtoi se kjo situatë ka ndihmuar për t’u përmirësuar më tej.

 

“✅ Faleminderit dhe respekt për mijëra forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas stuhive të jashtëzakonshme të borës, që provuan se gatishmëria, organizimi dhe kapacitetet për këto situata dramatike, janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që padyshim beteja e ditëve të fundit na ka mësuar edhe se ku e si duhet të ndërhyjmë, për përmirësime të mëtejshme🙏”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *