Subscribe

Investimet në infrastrukturë do të jenë prioritet i qeverisë gjate mandatit te dyte. Nga Lezha, kryeministri Edi Rama tha se brenda këtij katër vjecari do të përfundojnë të gjitha akset me rëndësi për turizmin, por që u lanë përgjysmë nga demokratët. Shefi i qeverisë dhe lajmin se në maj fillon puna për rrugën e Arbrit.

 

Rama u ndal edhe tek rruga Thumanë – Kashar, aksi që bën lidhjen e veriut me kryeqytetin.

 

Kryeministri e vuri theksin edhe tek projekti 100 fshatrat turistik. Shefi i ekzekutivit u bëri thirrje qytetarëve e bizneseve të kthejnë vëmendjen te agroturizmi.

 

Ne kuadër te vitit te Skënderbeut, shefi i qeverise premtoi se do të nisë puna për ripërtëritjen e plotë te memorialit të Skënderbeut ne Lezhë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *