Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me padinë që ai ka bërë ndaj gazetarit gjerman, për publikimin e përgjimeve në Bild.

 

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter i drejtohet kundërshtarit Basha se nuk e ka kuptuar kurrë që politika është shah, jo kukamçefthi as topa luftash.

 

Ndër të tjer ai shkruan se gjyqi vërtet do të bëhet në gjermani por fatura do të publikohet në Shqipëri.

 

“Artist,ti nuk zhgënjen kurrë,je njish!Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë,të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani.  Se kuptove kurrë o njish që është shah politika,jo kukamçefthi as topa luftash,po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani,faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat,për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij,do dalë e plotë. Gjermanisht.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *