Milano është kthyer në një shesh lufte mbrëmjen e së hënës pasi pronarët e bizneseve kanë reaguar me zemërim ndaj masave të reja që kanë hyrë në fuqi. Protestuesit kanë sulmuar institucionet zyrtare dhe janë përplasur me forcat e policisë.

Bomba tymuese dhe kokteje Molotov u hodhën në drejtim të forcave te policise qe u përgjigjën me gaz lotsjellës. Demonstruesit hodhën gurë dhe shishe para selisë së Rajonit të Lombardisë.

Në Napoli kanë vijuar protestat për të katërtën ditë me radhë, qytetarët thonë se kërkojnë vetëm të drejtën e  tyre për të punuar dhe nuk mund t apërballojnë një mbyllje të dytë.

Në Romë, Palermo, Torino dhe shumë qytete të tjera në vendin fqinj, kanë mbushur sheshet me thirrjet për liri.

Në mesin e këtyre zhvillimeve ka patur edhe incidente, disa persona janë plagosur e dhjetëra të tjerë janë arrestuar.

Dekreti i  ri i qeverisë detyron mbylljen e teatrove, kinemave palestrave si dhe vendosjen e fashës orare për baret dhe restorantet nga ora 18:00. Italia përjetoi izolimin më të rëndë kombëtar në valën e parë të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *