Subscribe

Ka nisur paraditen e kësaj të mërkure seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për zgjedhjen e qeverisë së re në kryesimin e Avdullah Hotit. 

Gjykata Kushtetuese në Kosovë i hapi rrugën votimit të sotëm, duke i dhënë të drejtë dekretit te presidentit Hashim Thaçi, për formimin e një qeverie të re pa u shpërbërë parlamenti.

Lidhja Demokratike  ka arritur marrëveshjen për kabinetin e ri qeverisë  me partitë AAK, Nisma socialdemokrate dhe partitë e minoriteteve. Sipas kësaj partie janë siguruar të paktën 61 vota te nevojshme për te votuar qeverinë e re.  Ndërkohë Partia Demokratike nuk do të votojë pro qeverisë së re. 

Para se të fillonte seanca dhjetëra qytetare protestuan përpara parlamentit, pasi sipas tyre votat e qytetareve  te zgjedhjeve të 6 tetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje doli forcë e parë fituese, po manipulohen.

Një ore përpara nisjes së seancës, kryeministri në detyre Albin Kurti ka mbledhur qeverinë. Në mbledhjen e kabinetit u miratua dhënia e shumës prej  30 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën një ditë më parë në minierën e Artanës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *