Subscribe

Qeveria e kancelares Angela Merkel vlerëson se ne Tirane nuk ka aktivitete ose parti që e mbështesin idenë e bashkimit me Kosovën dhe se Shqipëria luan një rol pozitiv në rajon. Ne qëndrimin e publikuar nga Dewtsche Welle thuhet se Gjermania është kundër ndryshimit te kufijve ne Ballkan.

 

“Në Kosovë është lëvizja opozitare “Vetëvendosje” e vetmja që e mbron këtë ide. Kushtetuta e Kosovës megjithatë e përjashton mundësinë e bashkimit me një shtet tjetër. Qeveria federale e ka bërë të qartë disa herë se ajo nuk mbështet ndryshime territoriale në Ballkan mbi bazën e kritereve etnike.”

 

Qeveria gjermane e ve theksin tek reformat qe ka ndërmarre Shqipëria per t’u anëtarësuar ne Bashkimin Europian.

 

“Në Shqipëri, sikurse edhe në vende të tjera të rajonit, diskutohen vazhdimisht alternativat e mundshme, në rast se nuk do të ketë anëtarësim në BE. Nga ana tjetër, është e qartë se Shqipëria synon anëtarësimin në BE dhe po bën reformat e nevojshme për të.”

 

Kabineti i Angela Merkelit vlerëson dhe afrimin e Shqipërisë me Serbinë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për marrëdhënie konstruktive me Greqinë.

 

“Në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama ka pasur afrim me Republikën e Serbisë, sidomos në vazhdën e procesit të Berlinit. Në vitet 2014 dhe 2015 janë shkëmbyer dy vizitat e para reciproke në nivel kryeministrash që nga vitet 1940. Në vitin 2015 dy kryeministrat e dy vendeve hodhën idenë për krijimin e një organizate bashkëpunimi rajonal për të rinjtë, e cila filloi punën në vitin  2017 me seli në Tiranë. Qeveria shqiptare bën përpjekje për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Pyetjet e hapura në raportet me Greqinë po bisedohen në mënyrë konstruktive që prej vitit 2017. Shqipëria i ka mbështetur të gjitha vendimet e marra në politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë. Prej vitit 2009 Shqipëria është anëtare e NATO-s. Dhe për vitin 2020 synon të  marrë në dorë kryesinë e radhës së OSBE-së, duke u rrekur kështu të marrë përgjegjësi përtej kufijve rajonalë.”

 

Ky qëndrim i qeverise vjen si përgjigje e pyetjeve të subjektit më të madh opozitar Alternativa për Gjermaninë. Ajo është e vetmja parti e Bundestagut që është kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian.

 

Në muajin tetor alternative per Gjermaninë doli me një propozim që në vend të perspektivës së anëtarësimit shteteve të rajonit t’u ofrohet mundësia e krijimit të një Unioni të Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *